Kastrati vizitoi shërbimet kujdestare dhe të sigurisë në natën e Vitit të Ri

Aktuale

Kastrati vizitoi shërbimet kujdestare dhe të sigurisë në natën e Vitit të Ri

Më: 1 janar 2022 Në ora: 06:31
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë natës së ndërrimit të moteve i ka vizituar shërbimet kujdestare shëndetësore dhe ato të sigurisë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, si dhe njësinë ndërlidhëse të KFOR-it zviceran (LMT), të cilët i ka falënderuar për angazhimin e tyre, si dhe i ka uruar për Vitin e Ri 2022.

“Ndërrimin e motmoteve sonte e kalova duke u qenë afër institucioneve tona më të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare këtu në Malishevë, që pikërisht në këtë natë festive, janë duke u kujdesur për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Policinë tonë këtu në Malishevë, zjarrfikësit, personelin shëndetësor, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Monitorues- Ndërlidhës - LMT të KFOR-it Zviceran, i falënderova nga zemra dhe ju urova shëndet e fat në vitin që sapo kemi hyrë.

2022 qoftë një vit i mbarë për të gjithë!”, ka thënë kryetari Kastrati, pas vizitës në shërbimeve kujdestare dhe atyre të sigurisë në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat