“Me kaq përfundon ‘tema’ e vëllait të Mimozës/ Besian Mustafa reagon pas raportimeve për martesën e vëllait të Kusari-Lilës

Aktuale

“Me kaq përfundon ‘tema’ e vëllait të Mimozës/ Besian Mustafa reagon pas raportimeve për martesën e vëllait të Kusari-Lilës

Nga: M.L. Më: 3 janar 2022 Në ora: 21:24
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të shumta të mediave rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Mustafa ka shkruar në Facebook se jeta e një qytetari që nuk bart post politik është çështje private e tij.

Sipas Mustafës, vëllai i Kusari-Lilës nuk ka asnjë borxh që të sqarohet për jetën e tij private.

Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj.

Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës.

Ai është qytetar i thjeshtë me jetë jo-publike dhe nuk na ka asnjë borxh të na sqarohet për jetën e tij private”, shkroi Mustafa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat