Armend Zemaj: Koloneli i fitoi betejat kundër armikut, e bëri veprën e tij të pavdekshme

Aktuale

Armend Zemaj: Koloneli i fitoi betejat kundër armikut, e bëri veprën e tij të pavdekshme

Nga: M.L. Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:00
Oda e familjes Zemaj në Strellc

Sot janë mbushur 19 vite nga vrasja makabre e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasani.

Deputeti i LDK-së dhe nipi i Kolonel Tahir Zemajt, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se që nga 4 janari i vitit 2003 bëhen bashkë në Strellc për ta nderuar jetën dhe veprën e tyre.

“Që nga 4 janari i vitit 2003, ne si familjarë, bashkë me luftëtarë e veprimtarë të atdheut, të mbështetur nga miq e dashamirë të të gjitha trojeve shqiptare, bëhemi bashkë në Strellc, pikërisht pranë vendit ku pushojnë, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani, për t'i bërë nderime jetës dhe veprës së tyre.”, shkroi Zemaj në Facebook.

Sipas Armend Zemaj, koloneli e përmbushi misionin e tij duke i fituar betejat kundër armikut.

“Koloneli i rrugëtimit për liri, pavarësi, dhe demokraci ia doli. E përmbushi misionin e tij. I fitoi betejat kundër armikut. E bëri veprën e tij të pavdekshme. Ndërsa, nga përjetësia ne na mban ashtu siç deshi përherë; të bashkuar për të mirën e vendit. Përgjithmonë në zemrat tona! Lavdi e përjetshme, Hero - Kolonel Tahir, Enis dhe Hasan Zemaj!”, shkruan Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat