Lirohet nga paraburgimi njëri prej të arrestuarve në rastin “Subvencionet”

Aktuale

Lirohet nga paraburgimi njëri prej të arrestuarve në rastin “Subvencionet”

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:21
Policia e Kosovës

Është liruar nga paraburgimi Valon Hoti, njëri nga të arrestuarit në rastin e njohur si “Subvencionet”.

Hoti i cili mbante pozitën e Inspektorit të Tregut në Podujevë ishte arrestuar në aksionin e korrikut, që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të ministrisë së Bujqësisë.

Gjashtë muaj më pas, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që Hoti të lirohet nga masa e paraburgimit, dhe e njëjta i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

Ky vendim, deri në një të radhës do të vlejë nga 6 deri më 24 janar 2022.

Vendimin për ndërprerjen e paraburgimit e ka konfirmuar edhe avokati Ahmet Tahiri.

“Klientit tim i është ndërprerë paraburgimi. I është zëvendësuar me arrest shtëpiak”, ka thënë Tahiri

Ndryshe, Hoti ishte në mesin e 21 personave të arrestuar në aksionin e korrikut, që ishte zhvilluar në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog – grup ky që akuzoheshin për marrje rryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim i ndikimit, dhe disa vepra të tjera.

Pjesa tjetër e grupit vazhdojnë të jenë në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat