Haradinaj: S’jam intervistuar asnjëherë nga ZPS që 16 muaj në paraburgim

Aktuale

Haradinaj: S’jam intervistuar asnjëherë nga ZPS që 16 muaj në paraburgim

Më: 8 janar 2022 Në ora: 23:29
Nasim Haradinaj

Ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, përmes një deklarate nga Haga, ka bërë të ditur se që 16 muaj në paraburgim asnjëherë nuk është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Më tej, Haradinaj tha se i ka bërë thirrje ZPS-së që të hetojë, sipas tij, 460 masakrat e kryera nga serbët.

“Kam bërë thirrje publike që ZPS të hetojë 460 masakrat e kryera nga serbët. Viktimat ishin të moshave të ndryshme nga foshnja te pleq. I përmendi këto fakte sepse thjesht nuk ishte e drejtë. Krimet serbe nuk ndiqen nga ZPS-ja e cila nuk ka ndërmend të hetoje aty ku janë te implikuar serbët. Publiku ka të drejtë ta dijë këtë”.

“Prandaj i kam përmendur me qindra herë këto krime, sepse dukej qartë që DHS nuk do të bënin asgjë. Doja që publiku ta dinte këtë, pasi një informacion i tillë është në interes të publikut. Veç kësaj doja që opinionit ti sqarohej dhe të kuptojë se DHS janë puro monoetnike dhe selektive”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.

Tutje, ish nënkryetari i OVL së UÇK-së, tha se ZPS ka bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në të dhënat e siç i quan ai, ekzekutorëve dhe në bazë të hetimeve paraprakisht ishin udhëhequr ngga kryeprokurori serb Vladimi Vukçveqiq.

Kujtojmë se në deklratën e Haradinajt ka edhe pjesë të redaktuara.

“Pas zbulimit të dokumenteve të rrjedhura të ZPS, shqetësimet e mia arsyetoheshin nga fakti që ZPS kanë bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në te dhënat e po këtyre ekzekutorëve dhe ne baze te hetimeve qe paraprakisht ishin udhëhequr nga [REDAKTUAR] dhe kryeprokuroriserb Vladimir Vukçeviq – diçka që doli në shesh dhe u konfirmua, edhe nga dosjet dhe dokumentet e rrjedhura, nëse vërtetohen, nga vet këto dhoma”, është shprehur Haradinaj në deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat