Nxënësja që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës në Pejë është 13-vjeçare, kjo është gjendja e saj

Aktuale

Nxënësja që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës në Pejë është 13-vjeçare, kjo është gjendja e saj

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:05
QKUK

Një nxënëse është lënduar për shkak se ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, tha përSinjali, se 13-vjeçarja ka pasur gjakderdhje në kokë dhe në duar dhe për shkak të politraumës, është transferuar në QKUK.

Ai shtoi se gjendja e nxënëses nuk është e mirë.

“Po, fëmija ka ardhë te na, për shkak të politraumës është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Është viti i lindjes 2008. Ka gjakderdhje në kokë dhe në dy duart, por si politraumë ka shkuar atje. Gjendja e saj nuk është e mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat