Ali Ahmeti, rrëfe për vrasjen e Harun Alisë, komandant Telit, dhe tradhtinë e Kumanovës!

Aktuale

Ali Ahmeti, rrëfe për vrasjen e Harun Alisë, komandant Telit, dhe tradhtinë e Kumanovës!

Nga: Idriz Morina Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:25
Musa Xhaferi e Ali Ahmeti, dy figurat që besohet se komplotuan rastin "Kumanova"

Udhëheqësi i BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti, po vazhdon të akuzohet nga grupi i Kumanovës se është njëri nga përgjegjësitë kryesor që e tradhtoi grupin. Si pasojë, atje u vranë 10 anëtarë të grupit dhe 33 veta po mbahen në burgun e Shkupit në Maqedoni, thuaja pa shpresa për drejtësi. Akuzat e fundit u bënë gjatë javës që lamë pas.

Përveç shumë akuzave individuale dhe në grup, ata në një letër të përbashkët i bënin fajtor për komplot nga shqiptarët e Maqedonisë Ali Ahmetin, Musa Xhaferin, Bekir Asanin, Ejup Alimin, Arif Asanin, Shenasi Mehmedin, Sadulla Durakun, Zemri Qamilin, Besir Deharin. Po ashtu për komplot akuzohen edhe nga pala sllavomaqedonase Nikolla Gruevski- ish-kryeministër, Sasho Mijallkov- ish shef i Shërbimit Sekret, Gordana Jankullovska ish-ministre e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, Stojan Angellov dhe Gjorge Ivanov.

33 Anëtarët që mbetën gjallë në vitin 2017 nga Gjykata Themelore e Shkupit janë dënuar me gjithsej 746 vjet burg. Prej tyre shtatë veta me burg të përjetshëm: Demë Shehu, Muhamet Krasniqi, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski; Trembëdhjetë me nga 40 vjet burg: Sami Ukshini, Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Gjashtë veta me nga 20 vjet burg: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Me nga 18 vjet e më pak: Ragmi Latifi - 18 vjet heqje lirie, Irfan Lutfiu - 14 vjet, Arsim Bajrami - 13, Musa Pajaziti - 12, Seadudin Abdullahu - 14, Elham Arifi - 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg. Katër nga 37 të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Këshilli i familjeve të ‘Grupit Kumanova’ i ka shkruar së paku dy letra Ali Ahmetit, duke kërkuar ndihmë për gjendjen e tyre, si dhe njërën ia kanë dërguar bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.

Por, cilat në të vërtetë janë të bëmat e Ali Ahmetit, sa akuza rëndojnë mbi të për tradhti apo komplote?

Akuzat e para publike vijnë në lidhje me rastin e vrasjes së dy vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në Gjermani në vitin 1982.

Sipas letrave-pyetësorë të Murat Jasharit të ndjerë për Ali Ahmeti rezulton të ketë informacion apo edhe të ketë kryer shërbime në rastin e atentatit ndaj gërvalljave dhe Zekës.

Në listën prej 286 pyetjeve nën emërtimin "Letra e Shenjtë nr. 4 nga Murati, i cili tashmë nuk jeton, shkruante dhe e pyeste Ahmetin po për vrasjen e Gërvallajve: a keni gjurmuar vrasjen e 17 Janarit 1982, sepse edhe në Kërçovë e organizoni “Flaka e Janarit”?!

Ndërsa, kur ishte burgosur, sipas Muratiot Ahmeti e kishte ndjekur një kurs të dyshimtë, prandaj e pyeste: 143. Për Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën a keni biseduar në atë kurs?
“144. A e dinit se ata veç ishin vra?
145. Kur keni marrë lajmin se ishin vrarë?
146. A e ke ditur se atë ditë më 17 Janar 1982 vriten?
147. Ma të mirin informator e ke në Zvicër, apo?
173. O Ali Ahmeti, çka të lidhë me atë djalin e ri që ia ka kontrolluar kutinë e postës Jusuf Gërvallës?
174. A e dinte ai djali i ri ku e ka bërë gjumin sa ka qenë në Gjermani?
175. A e din sa kohë (muaj) ka fjetur te Riza Saliu ai djali i ri, shoku dhe informatori kryesor, i yti në Zvicër?”
, pyetje për të cilat Murati për të gjallë nuk mori përgjigje nga Ali Ahmeti, ish shoku i tij i dikurshëm i ilegales.

Ali Ahmeti është akuzuar edhe nga mediat në gjuhën maqedone, përkatësisht nga eksponentë të shërbimit të atjeshëm, se Ali Ahmeti ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së, shërbimit të sigurimit në Jugosllavinë komuniste, që sot quhet BIA.

Në vitin 2012 kryetari i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, Gafurr Adili, ia ka publikuar me 4 janar në Tiranë, dosjen Ali Ahmetit në një konferencë për shtyp, ku e ka prezantuar një dokument, për të cilin ka thënë se është pjesë e dosjes origjinale e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, me të cilën faktohet se ai ka bashkëpunuar me UDB-në Jugosllave.

“Dokumenti iu dorëzua shokëve të mi që ti dorëzohet komisionit për lustrim në Shkup. Në atë dokument janë të gjitha të dhënat, emri, mbiemri, pseudonimi është edhe ajo se ka shërbyer si vullnetar. Të gjitha të dhënat serbokroatisht, në fund është e vulosur me vulë origjinale, është edhe firma e personit zyrtar të UDB-së jugosllave, emri nuk duket nga vula sipër por duket mbiemri Nikoliq”, ka deklaruar Adili.

Vite më vonë, në vitin 2021 disa politikanë përfshirë Bardhyl Mahmutin, u munduan ta shfrytëzojnë një deklaratë të ish-kreut të Shërbimit Sekret Jugosllav, Bozhidar Spasiq, se ai paska deklaruar se e ka falsifikuar dosjen e Ahmetit. Por, ai thotë se ka vepruar diçka, por pa treguar konkretisht çka.

Por, Murat Jashari duket se kishte informacione delikate, të cilat dalin nga pyetjet që ia ka parashtruar Ahmetit, përfshirë atë se sa informatorë kishte ën Zvicër.

“183. Sa informatorë ke rekrutuar në Zvicër dhe në perëndim? 184. Për Maqedoni, po shihet?
185. A ka lidhje diç me 17 Janar (e diel) 1982? 186. Ku ke qenë më 17 Janar 1982?
187. Me kë ke qenë? 196. Ka qenë “burg special”, apo Abaz Alia?”,
pyeste Jashari.

Tradhtia e grupit Kumanova

Sipas rrëfimit të vajzës së Valdet Zekajt, grupit me disa persona, pjesë e të cilit ka qenë edhe babai i saj (V. Z.), për kalimin e kufirit u kishin ndihmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Maqedonisë. “Kur e kanë kaluar kufirin, i ka dërguar Policia e Kosovës bashkë me ata të Maqedonisë, dhe këtu dyshojmë se kanë lidhje edhe shërbimet sekrete. Policët e Kosovës i kanë dërguar deri te kufiri, pastaj bashkë me ata maqedonas e kanë kaluar kufirin, dhe përmes maleve kanë shkuar në Kumanovë”, ka rrëfyer Melisa.

Sipas ngjarjeve të rrëfyera nga babai i saj, Valdeti, Ali Ahmeti i ka tradhtuar edhe kur ata ishin rrethuar nga forcat sllavo-maqedonase, dhe ai u kishte premtuar ta dërgonte OSBE-në, por që ajo nuk kishte shkuar kurrë.

“Sami Ukshini (komandant Sokoli) ka pasur kontakt me Ali Ahmetin dhe e ka pyet se çka të bëjmë sepse na kanë rrethuar. Ai (Ali Ahmeti) u ka thënë që të dorëzohen se tash po e çoj OSBE-në. Por në fakt nuk ka qenë OSBE-ja por vetëm policët maqedonas. Babi ka qenë prezent kur “Sokoli” ka fol në telefon me Ali Ahmetin kur ai u ka thënë të dorëzohen”, ka rrëfyer ajo.

Edhe vetë kryetari i BDI-së, Ahmeti e ka pranuar se ka pasur takime me grupin e Kumanovës, dhe se ai është mbajtur dy javë para se të ndodhte tragjedia.

“Takimi i fundit me këtë grup ka qenë vetëm dy javë para se të ndodhte ky rast. Takimi ka përfunduar pas 3-4 orësh me Sami Ukshinin, por kemi pasur takime edhe më herët dhe ne menduam se ata nuk do të ndërmerrnin diçka”, ka thënë Ahmeti, në një deklaratë në vitin 2018.

Njohja me Grupin dhe miqtë

Po ashtu e ka pranuar se një pjesë të anëtarëve të grupit i ka njohur: “Unë një pjesë të tyre i kam njohur dhe do të ishte e pavërtetë e madhe qe të them se nuk i njoh”, ka deklaruar ai.

Ali Ahmeti përveç se është njohur me disa nga anëtarët e grupit, e ka pasur shok të tijin Sami Ukshinin, ndërsa Beg Rizën e vrarë, truproje.

Ali Ahmetin për tradhti e ka akuzuar edhe Osman Ndrecaj, babai i Mirsad Ndrecajt, në një dokumentar televiziv të Tv Shenj. “Kjo është tradhti, dhe një tradhti e madhe. Pikë së pari, prej politikanëve dhe udhëheqësve, prej Ali Ahmetit e teposhtë ”, ka akuzuar ai.

Edhe gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski kishte bërë një shkrim duke e botuar edhe një dosje, për të cilën thuhet se nuk është origjinale, e akuzon Ahmetin se ishte i implikuar në vrasjen e atdhetarëve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ai e ka ofruar një dokument, ku përveç moshës (1959), rezulton vendlindja Zajas, dhe nofka “Ibar”.

Akuzat e Murat Jasharit se Ali Ahmeti ka komplotuar edhe në disa raste të tjera, të vrasjeve të shqiptarëve në Maqedoni.

Komplote të tjera

Ai e pyet edhe se si arriti të merrte pensionin zviceran, në një moshë kaq të re, ndonëse vazhdonte të merrej me politikë.

Sipas informacioneve të Muratit, dyshon se Ali Ahmeti, që në vitin 1993 e kishte dekonspiruar lëvizjen e armatosur, kur e kishte pyetur publikisht në nëntorin e atij viti, një zotëri me emrin Osmani (i LDK-së) nga rrethi i Ferizajt se “sa armatim ka brenda në Kosovë dhe a janë formuar grupe të armatosura…”

Sipas Muratit Ahmeti kur ishte sëmurë gjatë luftës, Ahmeti kishte kontakte me një motër të dyshimtë medicinale: “Kush ka qenë “motra” në spitalin ushtarak në Kukës nga Vranja (?!) me pseudonimin Mi(u)nire Dumani, herë si dibrane, herë si pejane, në të vërtet ajo ka qenë serbe?”

Ali Ahmeti ka heshtur për çdo vrasje politike dhe të dyshimtë. “Pse nuk u prononcove për vrasjet në Gazibabë, Tanushë të Rekës, Brodecit, Sopotit dhe për vrasjen e Komandant Ilirit, Harun Aliut-“Kushtrimit?”, e pyeste Murati, por që kurrë nuk u përgjigj Ahmeti.

33. Nuk je prononcuar se edhe ti në mënyrë konspirative je i përzier, 100%, a po?”

“227. Kush ia dha UDB-s, CD me të dhënat e Brigadës 113, “Ismet Jashari”?”

Atentati ndaj Muratit dhe vrasjet misterioze

Më tej po i sjellim disa pyetje informuese të Murat Jasharit, që tregojnë veprimtarinë komplekse dhe të dyshimtë të Ali Ahmetit.


228. Më 7 gusht 2001, mbas 16 viteve në mërgim, po kthehesha në Vendlindje, thellë në pyll ishim duke zbritur për Brezë, kush i kishte qitë ushtarët me më vra mua e shoqëruesit?
229. Një dëshmitar e keni vrarë, apo?
230. Një është gjallë dhe nuk vdes, jo, -pa cofë ti!
231. Sa miliona CHF i keni dhënë Shefit Xhaferit për me ia mbyllur gojën?

232. Me ato pare të Fondit „Liria Kombëtare“ ka ble 7 banesa në Kanton të ZUG dhe 4 banesa në Kanton Lozanës, a është kështu?
233. Ku mbeti Ruzhdi Veliu?
234. A mos është ky viktimë e konspiracionit tënd?
235. Je në bashkëqeverisje, pse nuk e zbardhë rastin?
236. Të lajmërova se Behajdin Allaqi e Shaban Shala ishin të kidnapuar, po i mbajshin në burgun e Kleçkës, pse nuk reagove?
237. Mos edhe kjo është konspiracioni yt?

238. Në fillim Marsi 1994 Kryesia e LPK-së kishte caktuar tre anëtarë të saj të bashkëpunojnë me UDB-ën, apo?
239. Kush të propozoi ty?
240. Ti kë e propozove?
241. Tani do të njihnit oficerë tjerë, apo?
242. Si i mbanit takimet në dy javë, në muaj apo si?
243. Shkëmbim informatash apo?
244. Me takimet e oficerëve të UDB-së, a ke raportuar në Kryesi të LPK-së?
245. Pse jo?
246. Në Mbledhjen Konsultative në Kollare (Kërçovë), Prill 1993, Roje ka qenë Beqir Limani apo?
247. Roje ka qenë edhe Ulusi Beqiri, apo?
248. Pse Beqir Limani deshti me u vra?
249. Pse Ulusi Beqiri nuk duhej të vritet?
250. Beqir Limani duhet të vritet se është atdhetar...
251. Ulusi Beqiri nuk duhet të vritet, sepse vet është spiun dhe babë e gjysh i ka pasur të lidhur me UDB-në, a është kështu?


257. Si e përgatitët planin e vrasjes së Telit me shokë ?
258. Çfarë roli luajti oficeri i shërbimit ushtarak, Nazim Bushi për vrasjen e Telit me shokë?
259. Si e përgatitët planin me e masakruar Harun Aliun me shokë?

279. Çka dinte për ty, Gafur Zendeli i cili pastaj u desh të vdesë tragjikisht?
280. E njëjta i ngjau në Shkup më 2001 Shefit të Financave në kuadër të SHP të UÇ Kombëtare, Haxhi Babës, apo?
281. Ti dhe dy babaxhanët e Kosovës, në Marrëveshje me BIA-n Serbe, DBK-n, Maqedone dhe Asfalinë Greke, i futët në luftë 3 muaj të ngratit shqiptarë, me u vrarë e me mbet invalidë dhe në fund me e nda Maqedoninë. Kështu që, ju tre babaxhanët me i fituar milionat, Serbia e Greqia me siguruar korridorin, shqiptarët me fitua vajtime e varrë në trupa. Kështu, mendoni dhe Planifikoni ju, apo?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat