Haradinaj vazhdon të indinjohet me prokurorin e Speciales

Aktuale

Haradinaj vazhdon të indinjohet me prokurorin e Speciales

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:29
Nasim Haradinaj

Ka vazhduar me tensione seanca e sotme në Speciale ndaj nënkryetari të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ky i fundit paralajmëroi prokurorin se do ta ndërpres dëshminë nëse ai ia dëshmon dhe vazhdon t’ia dëshmojë se është njëetnik.

“Nëse ju pranoni se jeni të tillë po ta them haptazi që jamë për shfuqizim. Po kupton ti çka po ki qejf me kuptu. Nëse ti pranon që je njëetnik, unë jam pro shfuqizimit dhe e nali në këtë moment dëshminë. Po don mem detyru ti me dal kundër të drejtave të popullit tem?. Nëse je ti monoetnik, selektiv, dhe do të sajosh në bazë të dëshmisë së kriminelëve. Nëse vazhdon ti ma dëshmon këtë, unë e ndërpres dëshminë, qoftë edhe në dëmin tim. Kundër tyre kam luftu, sepse ata ishin regjimi i Millosheviqit”, tha Haradinaj.

“Me mujt edhe sot jam me shti që të ndiqen të gjitha krimet pa marrë parasysh kush i ka ba. Çka ka të keqe, nëse ti je kundër saj, edhe unë çdoherë jam kundër teje dhe një drejësie të tillë”, tha Haradinaj.

Ai tha se nëse kjo Gjykata është njëetnike dhe ndjek vetëm krimet e supozuara të shqiptarëve di as nuk do t’ia shoh “fytyrën prokurorit”.

“Du mu rrëzu s’du me ju pa hiq, nëse mendoni që nuk duhet me u ndjek të gjitha krimet. E don demokracia dhe duhet me dashtë edhe shteti ynë”, tha Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat