Skender Hyseni në Gjykatë, kush do t’i ndihmojë?

Aktuale

Skender Hyseni në Gjykatë, kush do t’i ndihmojë?

Nga: N. Sh. Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:17
Skender Hyseni

Ish-Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni sot është paraqitur në Gjykatë.

Ai është deklaruar i pafajshëm për mosraportim të e saktë të pasurisë, brenda afatit ligjor.

Hyseni një deklarim të tillë, e ka dhënë në seancën fillestare pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besart Mustafa.

“Jo absolutisht jo”, deklaroi Hyseni.

Për këtë ka reaguar prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se, Hysenit i ka mbetur që t’i ndihmojë vetëm Riçard Grenelli.

Kjo pasi, Maxharraj thekson se, shokët e tij nuk i ka këtu, si Hashim Thaçi e Kadri Veseli që gjenden në Hagë, kurse për Isa Mustafën thekson se, është i rrëzuar politikisht.

Postimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

SKENDER HYSENI DEL PARA GJYKATËS, KËRKON NDIHMË NGA GRENELLI.

E pabesueshme, por e vërtetë. Ish Koordinatori në dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni sot ishte "mysafir i ftuar" në gjykatë, hiq më pak se për korrupsion: fshehje të pasurisë.

S’ka kush i ndihmon, sepse shokët e korrupsionit nuk ksajde: Hashim Thaçi me Kadri Veselin në paraburgim, ndërsa shoku i tij me i ngushtë Isa Mustafa nuk mund t’i ndihmoj fare, sepse politikisht është i rrëzuar për tokë.

Nga elita e tij e vjetër ka mbet t’i ndihmoj veç ish-ambasadori Riçard Grenell me të cilin e rrëzuan qeverinë Kurti I. Por, as ai nuk besoj që mund të ndihmoj, sepse edhe ai si Isa Mustafa është i rrëzuar për tokë, nuk pyetet për asgjë e le më t’i ndihmoj Hysenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat