Lajmërohet personi i kërkuar nga aksidenti në Serbi, flasin familjarët

Aktuale

Lajmërohet personi i kërkuar nga aksidenti në Serbi, flasin familjarët

Më: 13 janar 2022 Në ora: 00:29
Autobusi i rrotulluar në Serbi

Një nga familjarët e të aksidentuarve në aksidentin e autobusit nga Kosova të ndodhur në Serbi, gjatë ditës ka kërkuar ndihmë në rrjetin “Network Prishtina” për gjetjen e këtij familjari.

Sipas familjarit, Ardit Halilaj që nga aksidenti nuk kanë pasur kontakt më xhaxhain e tij, dhe mesazhi i vetëm që mori ishte vetëm para gjysmë ore.

“Axha im ka qenë në autobus, me të nuk kemi arrit me komuniku deri para gjysmë ore, sepse atij i ka humb telefoni gjatë aksidentit atje”, ka thënë ai

Tutje Halilaj ka treguar se postimin në grupin Network Prishtina e ka bërë në orën 14:00, mirëpo aprovimi nuk është bërë nga ana e grupit deri para gjysmë ore.

“Në momentin kur veç e kanë aprovu grupi unë veç se kam qenë i informuar për gjendjen e axhes”, ka thënë ai.

Halilaj tregoi se ka pasur telefonata të shumta nga agjencia e autobusit për fshirjen e postimit, një gjë e tillë është bërë nga Hailaj në momentin kur ka rënë në komunikim me familjarin e tij.

Një telefonat Halilaj ka marr edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme. Këta të fundit e kanë njoftuar të riun nga Rahoveci se familjari i tij nuk është në listën e personave të lënduar dhe se kjo e ka lehtësuar familjen e tyre.

Kur kam arrit me kontaktu me axhen e kam kuptu se është mirë, pa e dëgju zërin e tij nuk i kam besu askujt”, është shprehur Halilaj.

Në anën tjetër ka thënë se nuk kanë problem me agjencioni e autobusave, madje ai tha se dëshirojnë qe të gjitha palët të jenë në rregull dhe pa telashe.

“Thjesht isha i shqetësuar […]. Por nuk kemi probleme me agjencinë”, përfundoi Halilaj.

I pyetur se si është gjendja shëndetsore e familjarit, ai tha se është në rregull vetëm se pritja në kufi ka shkuar deri në 4 orë dhe ju ka shkaktuar lodhje udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat