Zemaj reagon pas rritjes drastike të rasteve me Covid-19: Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë

Aktuale

Zemaj reagon pas rritjes drastike të rasteve me Covid-19: Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë

Nga: M.L. Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:07
Armend Zemaj

Ish ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, reagoi sot pas paraqitjes së numrit të madh të rasteve me CoVID-19 në vend.

Zemaj ka thënë se Qeveria me mosveprimet e saj ka hequr dorë dhe nuk ka diskutuar që tre muaj për menaxhimin e pandemisë.

Sipas tij, Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete.

Postimi i plotë i Zemajt:

Qeveria - MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.

Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre.

Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat