Gazetari i medias gjermane jep lajmin e madh: Së shpejti do të njihen patentat e shoferëve në Gjermani!

Aktuale

Gazetari i medias gjermane jep lajmin e madh: Së shpejti do të njihen patentat e shoferëve në Gjermani!

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:58
Bahri Cani

Gjermania do të marrë së shpejti vendimin që të njohë patentat e shoferëve të Kosovës dhe të Shqipërië.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i Deutche Welles Bahri Cani, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se kjo çështje është futur në rend dite për seancën e ardhshme të Bundestratit (Këshillit të Ministrave), që do të mbahet më 11 shkurt të këtij viti.

"Vjen lajmi i madh: Së shpejti do të njihen patentat e shoferëve në Gjermani! Çështja futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit", ka shkruar Cani në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat