Vjen kërkesa ndaj Qeverisë për Salih Mustafën: Rrëfimet nga dëshmitarët për krimet e tij, të çon deri...

Aktuale

Vjen kërkesa ndaj Qeverisë për Salih Mustafën: Rrëfimet nga dëshmitarët për krimet e tij, të çon deri...

Nga: P.R Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:50
Salih Mustafa

Në Gjykatën Speciale, po vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës, i njohur si komandant Cali, ku ndër tjerash, Specialja e akuzon “Calin” edhe për vrasjen dhe maltretimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një postimi në facebook ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta ndalë mbështetjen financiare për Salih Mustafën.

“PËR PAK VËMËNDJE! Kushdo që është duke e përcjellë gjykimin e Salih Mustafës, të ashtuquajturit Komandant Cali, në Gjykatën Speciale, dhe rrëfimet nga dëshmitarët për krimet e tij, të çon deri te konstatimi se vazhdimi i përkrahjes financiare nga qeveria për mbrojtjen e Calit, e bën shtetin tonë bashkëpërgjegjës në krimet e tij. Asnjë cent për sojin e “calave””, ka shkruar analisti Nexhat Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se gjykimi ndaj Salih Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Gjykatën Speciale në Hagë. Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat