Detaje nga kërcënimi me vdekje ndaj kryetarit të BIK-ut në Viti| Telashet i dinte edhe Naim Ternava

Aktuale

Detaje nga kërcënimi me vdekje ndaj kryetarit të BIK-ut në Viti| Telashet i dinte edhe Naim Ternava

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:58
Naim Ternava

U raportuar mbrëmë se kryetari i BIK-ut në Viti, Husamedin Hoxha është sulmuar fizikisht nga Xhelatin Halili, i cili është punëtor në  BIK.

Lidhur me sulmin ndaj tij është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Por përpos policisë, rasti ka shkuar edhe tek myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava.

Ky i fundit i ka kërkuar të dëmtuarit, Husamedin Hoxhës që t’ia dërgoj rekomandimin për shkarkim nga anëtari i këshillit ndaj të dyshuarit, Xhelatin Haliti.

Rastin për sulmi fizik e ka konfirmuar për Insjaderin edhe vetë kryetari Husamedin Hoxha i cili tha se e ka lajmëruar rastin në polici.

“Rastin e kam lajmëruar në polici të Vitisë. Aty i keni të gjitha informacionet. Deklaratën e kam dhënë në orën 11”.

Hoxha përshkruan se si u sulmua në zyrën e tij. Ai thotë se ka pasur sulm fizik ku është kapur për fyti nga i  dyshuari

“Ai ka ardh në zyrën time dhe ma ka ngjit për fyti. Kemi pas kacafytje, unë jam kryetar I këshillit dhe s’mundem me u bo arrogant në këso raste” ka thënë ai.

Në deklaratën e tij dhënë policisë, Hoxha thotë se ndihet i rrezikuar në vendin e punës duke cituar fjalët që i ka thënë i dyshuar: “Të mbyti”.

Policia e Kosovës nuk ka hapur rast për sulmin ndaj kryetarit të BIK-ut në Viti, Husamedin Hoxha.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se nuk është hapur si rast pasi që nuk janë gjetur fakte që ka pasur kontakt fizik mes dy palëve.

“Ishin fjalos me fjal, s’ka pas kontakt fizik. Është paraqit ne stacion por nuk janë gjetur fakte që ka pasur kontakt fizik përveç një kanosie”, thotë ai.

Hashini tha se kanë marr shënim zyrtar dhe po mbledhin prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat