Detaje nga e kaluara kriminale e të burgosurit që porositi vrasjen e oficerit korrektues

Aktuale

Detaje nga e kaluara kriminale e të burgosurit që porositi vrasjen e oficerit korrektues

Më: 29 janar 2022 Në ora: 16:07
Ilustrim

Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc përmes telefonit ka porositur një ish të burgosur që ta vras oficerin. Lajmi në Policia e Kosovës, e kishte raportuar një oficer korrektues i cili e kishte dëgjuar telefonatën e të burgosurit.

Drejtori i përgjithshëm i Burgut të Sigurisë së Lartë, Ali Gashi, në një prononcim ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Gashi ka thënë se i burgosuri derisa ka qenë duke e ka shfrytëzuar telefonatën e tij, ka porositur një ish të burgosur që ta vras oficerin korrektues.

Tutje, Gashi ka shtuar se oficeri që e kishte shoqëruar e kishte dëgjuar dhe menjëherë është lajmëruar në policisë dhe prokurori.

“Personi i burgosur ka dalur dhe ka shfrytëzuar telefonin duke e thirrur një ish të burgosur tjetër dhe duke e porositur për vrasjen e oficerit korrektues. Telefonata e tij është dëgjuar nga një oficerë që ka qenë aty. Informacion ma shumë nuk kemi, rasti është lajmëruar në polici dhe prokurori”, ka thënë Gashi.

Nga Shërbimi Korrektues I Kosovës në një përgjigje dhënë kanë treguar se në mes zyrtarit korrektues dhe të burgosurit nuk kishte pasuar asnjë konflikt që mund të ishte shkak i këtij rasti.

I burgosuri që kishte porositur vrasjen e oficerit korrektues, është i dënuar me 6 vite burgim.

Mbi të rëndojnë dy vepra penale, vrasje e rëndë në tentativë dhe vjedhje e rëndë.

“Ju njoftojmë se në mes zyrtarit korrektues dhe të dënuarit nuka ka pas ndonjë konflikt të më hershëm. I burgosuri për veprat penale, vrasje e rëndë në tentativë dhe vjedhje e rëndë është i dënuar me 6 vite e 6 muaj”, thuhet në përgjigje e SHKK-së.

Ndaj, të burgosurit është masa e veçantë, që nënkupton se ai do të qëndrojë në një qeli i vetëm.

Ndërsa, për ish të burgosurin që u porositë për vrasjen e oficerit, nga Shërbimimi Korrektues nuk kanë dhënë informacione pasi rasti është nën hetime.

“Lidhur me ish të dënuarin nuk mund të japim informacione, sepse rasti është duke u hetuar nga policia dhe prokurori”, thuhet në përgjigje e SHKK-së.

Të pyetur se a i kanë ofruar mbrojtje të afërt oficerit ndaj të cilit u planifikua vrasja, nga SHKK kanë thënë se kjo mbetet të vlerësohet nga Policia e Kosovës.

“Sa i përket sigurisë së zyrtarit korrektues, Policia e Kosovës është ajo e cila e bënë vlerësimin e sigurisë dhe në bazë të vlerësimit merren edhe masat”, thuhet në përgjigje e SHKK-së dhënë Insajderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat