​Pupovci flet për rastin e profesorit të Vushtrrisë

Aktuale

​Pupovci flet për rastin e profesorit të Vushtrrisë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:10
Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka folur pas bullizmit që i është bërë profesorit të biologjisë nga Vushtrria. I njëjti ditë më parë kishte publikuar një video duke vallëzuar, ndërkaq kishte pasur reagime që të merren masa karshi këtij veprimi. Pupovci deklaron se secili njeri është i lirë në shtëpinë e tij.

Ai pas raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike shprehet se nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë në lidhje me këtë rast.

Pupovci: Secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet

“Nuk e kemi parë të arsyeshme të reagojmë për një çështje krejtësisht private të njeriut. Unë mendoj që tani edhe opinioni në një mënyrë ka marrë qëndrim rreth asaj dhe nuk kam çfarë të shtoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Pupovci.

Ditë më parë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e ka quajtur të pahijshme dhe degjeneruese veprimin e profesorit Lulëzim Paci. Por, pas reagimeve të shumta ajo i ka kërkuar falje publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat