Pamje/ “Kapen mat” zyrtarët e PDK-së duke u fokusuar në nënkryetaren e Prishtinës

Aktuale

Pamje/ “Kapen mat” zyrtarët e PDK-së duke u fokusuar në nënkryetaren e Prishtinës

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:17
Donjeta Sahtaçiu, Uran Ismajli dhe Plator Gërdovci

E mërkurja e parë e muajit shkurt, për Donjeta Sahtaçiun shënoi inkuadrimin e saj në jetën publike dhe politike njëkohësisht.

Paraqitja e parë publike rezultoi me prezantimin e saj për pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.

Lajmin e kumtoi Uran Ismaili, nënkryetari i Partisë Demokratike, në një konferencë për media në prezencën e saj dhe katër të tjerëve.

Një grua me karrierë në menaxhim dhe konsulencë, kryesisht në sektorin privat, Sahatçiu fitoi menjëherë vëmendjen e shtypit rozë në Prishtinë. Shtypi, përveç tjerash, shkroi për lidhjet e saj familjare me Rita Orën.

Vëmendje fitoi edhe nga ftuesi i konferencës për shtyp, Uran Ismaili. Njashtu sikurse nga drejtorët e rinj komunalë, të prezantuar në të njëjtën paraqitje për media.

Në dy momente gjatë konferencës mediale, Uran Ismaili dhe drejtori i ri, Plator Gërdovci janë “kapur” nga kamerat duke mos ia ndarë sytë nënkryetares së re të kryeqytetit derisa ajo mori fjalën para gazetarëve.

Image
Uran Ismajli duke shikuar Sahatçiun

Sahatçiu është një profesioniste e dëshmuar për shumë vjet në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve.

Ajo ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

Image
Plator Gërdovci, Donjeta dhe Urani

Në 10 vitet e fundit, Sahatçiu ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare.

Për shumë vjet me radhë, Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës.

Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat