Vdes Nënë Qerimja, të cilës forcat serbe ia dogjën vajzën shtatëzënë me tre fëmijë të vegjël/ Musliu jep njoftimin

Aktuale

Vdes Nënë Qerimja, të cilës forcat serbe ia dogjën vajzën shtatëzënë me tre fëmijë të vegjël/ Musliu jep njoftimin

Nga: M.L. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:50
Ganimete Musliu dhe Nënë Qerimja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Nëna Qerime, të cilës forcat serbe ia dogjën vajzën shtatëzënë me tre fëmijë të vegjël në Poklek të Drenasit, si dhe dy vëllezërit e dy nipat në fshatin Çirez.

Musliu shkroi në Facebook se Nënë Qerimja po ikën pa e parë veprimin e drejtësisë ndaj atyre që ia masakruan më të dashurit e saj.

Postimi i plotë:

Paska ndërruar jetë edhe një NËNË që lufta ia shkrumboj shpirtin.

NËNË QERIMES forcat serbe ja dogjen vajzen Shehrijen shtatëzën me tre femijet e vegjel në Poklek të Drenasit.

Sikur nuk mjaftoj me kaq kësaj nëne ja vranë edhe dy vllëzërit e dy nipat në Fshatin Çirez. Ajo po iken nga kjo botë pa e parë drejtësin të veproj ndaj atyre qe i masakruan të dashurit e saj.

Ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit! Shpirti i saj pushoftë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat