Haxhiu: Drejtësia për viktimat e masakrës së 3-4 shkurtit ende mungon

Aktuale

Haxhiu: Drejtësia për viktimat e masakrës së 3-4 shkurtit ende mungon

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:07
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar në 22-vjetorin e masakrës së 3-4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 qytetarë civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Ajo ka thënë se në natën e 4 shkurtit, 1600 familje e 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

“Kjo masakër është dëshmi e asaj se krimet kundër shqiptarëve vazhduan edhe pas përfundimit të luftës. Dy dekada pas luftës, drejtësia për viktimat e kësaj masakre ende mungon përderisa familjet e dëbuara ende nuk kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave të cilat ende nuk kanë arritur të marrin drejtësinë e merituar, përderisa mbetemi të përkushtuar në sjelljen e drejtësisë për ta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat