Deputeti i VV-së: Nuk pranoj asnjë kompensim për t’i kryer obligimet e mija si deputet

Aktuale

Deputeti i VV-së: Nuk pranoj asnjë kompensim për t’i kryer obligimet e mija si deputet

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:48
Fitim Uka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar në lidhje me raportimet që deputetëve të  Kosovës u kompensohet pagesa për naftë që ata të vijnë në kuvend.

Ai ka thënë se banon në Prishtinë dhe nuk pranon asnjë kompensim për të kryer obligimet e tij si deputet.

“Po e shoh që po më etiketoni në komente të ndryshme në lidhje me kompenzimin që marrin deputetët për të shkuar në seanca dhe komisione”.

“Unë banoj në Prishtinë, nuk jam anëtar i asnjë komisioni parlamentar dhe nuk pranoj ASNJË kompenzim për të kryer obligimet e mija prej deputeti”, ka shkruar Uka.

Kujtojmë se gjatë ditës qarkulluan disa lajme se shumë deputetë të Kosovës kanë pranuar qindra euro si kompensim për derivate që ata të vijnë në kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat