“Vjosa ia ka kaluar edhe Rugovës”, Faton Pecit i vjen reagimi i ashpër – ja kërkesa për presidenten

Aktuale

“Vjosa ia ka kaluar edhe Rugovës”, Faton Pecit i vjen reagimi i ashpër – ja kërkesa për presidenten

Nga: P.R Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:20
Faton Peci, duke krahasuar ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova, dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani, ka thënë se në disa aspekte Vjosa Osmani e tejkalon edhe Rugovën.

Ministri i Bujqësisë nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci, duke krahasuar ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova, dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani, ka thënë se në disa aspekte Vjosa Osmani e tejkalon edhe Rugovën.

“Unë mendoj që Vjosa Osmani është bashkë me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, dy prej figurave më të rëndësishëm dhe me përfaqësimin më dinjitoz që i kanë dhënë, në të kaluarën presidenti Rugova, ndërsa aktualisht Vjosa Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën po aq dinjitoze, ndoshta në disa aspekte të prezantimit edhe përtej kësaj”, ka thënë Peci.

“Po. Po, presidenti Rugova ka pasur afinitet me kriju miq dhe aleanca, po megjithatë nuk.. secili i ka pjesët më të forta dhe më të dobëta. Pjesa më e fortë e presidentes aktuale Osmani është prezantimi shumë dinjitoz para forumeve, ku audiencë mundet me pas edhe personalitete shumë të rëndësishme politike, të komunitetit të bizneseve dhe çështjeve të tjera. Kështu që Vjosa e ka këtë afinitet me prezantu në mënyrë brilante. Edhe avantazhi tjetër është, i saj është njohja e nivelit shumë të lartë të gjuhëve të huaja, thjesht ja krijon aureolën e një përfaqësimi shumë të lartë dhe dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Peci, i cili njihet si njëri ndër personat më të afërt të presidentes, Vjosa Osmani.

E kjo deklaratë e Pecit ka nxitur reagimin e Fatmir Bajrajt, Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Presidentja Osmani duhet të distancohet nga kjo deklaratë e këtij agjitropi me tru peshku të equariumit! Nuk krahasohet Ati i shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, Presidenti historik Rugova me zvarranik që ushtrojnë funksione pushteti n'hierarkinë shtetërore, ngase vet krahasimi i t'pa-krahausuarve është jo-serioz dhe për më tepër ; është fyerje për Presidentin Rugova, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shqiptarët gjithandej si komb!”, ka shkruar Bajraj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Fol Presidente, topi është tek Ju!

Presidente e President, do ketë Kosova, por kurrë sikur Presidenti historik, Ibrahim Rugova!

Ky agjitrop i Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës (LVV), "lëkund" eshtrat Presidentit Rugova, duke krahasuar, madje duke vlerësuar edhe më lartë personalitetin, përformancën dhe dhuntinë elokuente të zonjës Osmani, e cila sipas tij, rritë aureolën e përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe jo vetëm, absurd!

Presidentja Osmani duhet të distancohet nga kjo deklaratë e këtij agjitropi me tru peshku të equariumit!

Nuk krahasohet Ati i shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, Presidenti historik Rugova me zvarranik që ushtrojnë funksione pushteti n'hierarkinë shtetërore, ngase vet krahasimi i t'pa-krahausuarve është jo-serioz dhe për më tepër ; është fyerje për Presidentin Rugova, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shqiptarët gjithandej si komb!

Një vlerësim i tillë , jo-adekuat dhe i pa dinjitetshëm nga z.Fatos Peci, nuk nderon as Presidenten e përkohshme, zonjën Osmani, përballë një figure markante kombëtare, Presidentin historik Rugova, siq e quaj unë: Shqiptarin ma t'madh pas Kastriotit, përkundrazi!

Përballë këtij vlerësimi nihilist, mediokër & diletantesk, e para duhet të reagoj e distancohet vetë zonja Presidente, pastaj subjekti politik, nga vijnë binomi Peci & Osmani, pra LVV-ja, pastaj LDK-ja dhe lidershipi i saj, Kryetar dhe themelues i së cilës ishte Dr.Ibrahim Rugova dhe pse jo, familja Rugova dhe elita intelektuale e Kosovës n'krye me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Dorëheqja e Ministrit Peci, do të ishte akti moral në këtë kontekst të krijuar prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat