Polici i suspenduar i kishte shpëtuar jetën një të riu në Gërmi

Aktuale

Polici i suspenduar i kishte shpëtuar jetën një të riu në Gërmi

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Amir Hoxha

Amir Hoxha, polici i cili u suspendua nga puna për shkak se bëri një kritikë drejt deputetëve të Kuvendit për shpenzimet e shumta të karburanteve.

I njëjti muaji më parë i kishte shpëtuar jetën një personi i cili kishte tentuar të vetëvritej.

Polici kishte bërë gjestin heroik, duke shpëtuar një person i cili në ato momente kishte qenë i dehur dhe buzë një gremine, duke tentuar të kryejë aktin.

Polici, i cili kishte qenë duke vrapuar në parkun e Gërmisë, ka marrë sinjalizimin nga një qytetar që dikush është duke tentuar të bëjë vetëvrasje.

Ai e ka përshkruar rastin duke thënë se personi në fjalë ka qenë i dehur, duke qarë dhe duke shkumuar nga goja, si dhe duke ecur zvarrë drejt greminës nga ku edhe do të hidhej.

Polici e kishte tërhequr nga këmba, pastaj ka ndihmën mjekësore dhe atë të policisë, për të trajtuar të dyshuarin.

Në anën tjetër, Indeksonline ka publikuar edhe një letër të personit në fjalë, që dyshohet ta ketë shkruar para aktit dhe në të cilën, ndër të tjerash, ka shkruar se ndjehet i tradhtuar nga familjarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat