Listat e shpenzimeve të deputetëve/ Shkëlzen Gashi ironizon me deklaratat e Vehbi Kajtazit – ja si e quan atë!

Aktuale

Listat e shpenzimeve të deputetëve/ Shkëlzen Gashi ironizon me deklaratat e Vehbi Kajtazit – ja si e quan atë!

Nga: A.M. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 20:08
Shkëlzen Gashi.

Mbrëmë, analisti Vehbi Kajtazi kërkoi që sot të publikohen të gjitha listat e shpenzimeve të deputetëve që nga viti 2011 e tutje.

Mirëpo, në momentin që u publikuan listat, Kajtazi ndryshoi qëndrim duke thënë se listat e shpenzimeve u publikuan vetëm për ta larguar vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë.

E ndaj këtyre deklaratave të Kajtazit ka reaguar Shkëlzen Gashi.

Gashi iu drejtuar Kajtazit si një ‘analist’ i regjimit të vjetër, ku madje nuk ia përmendi as emrin.

“Tjetër herë, Kuvendi i Kosovës duhet t'i drejtohet 'analistit' si vijon:

"I dashur 'analist', listat që i kërkuat dje i kemi gati. kur mendoni se duhet t'i publikojmë?"”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Dje një 'analist' i regjimit të vjetër kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t'i publikonte listat e shpenzimeve të deputetëve që nga vitit 2011.

Sot Kuvendi i Kosovës i paska publikuar këto lista, por 'analisti' i regjimit të vjetër paska reaguar:

"Kuvendi i Kosovës i publikoi sot listat e shpenzimeve të deputetëve për ta heqë vëmendjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike".

Tjetër herë, Kuvendi i Kosovës duhet t'i drejtohet 'analistit' si vijon:

"I dashur 'analist', listat që i kërkuat dje i kemi gati. kur mendoni se duhet t'i publikojmë?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat