Tiketat ngjitëse do të ulin numrin e veturave të pasiguruara

Aktuale

Tiketat ngjitëse do të ulin numrin e veturave të pasiguruara

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:12
Ilustrim

Veturat e paregjistruara janë sfidë e madhe për institucionet tash e sa vjet. Të njëjtat, nuk do të mund të lëvizin më në rrugët e Kosovës pa u detektuar nga Policia e Kosovës kjo falë tiketave ngjitëse të cilat do të aplikohen në vetura nga data 1 mars.

Hysen Durmishi Zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, tha se kjo do të ndikojë që Policia e Kosovës të mund t’i identifikojë shumë më lehtë automjetet e paregjistruara.

“Arsyeja që po e vendosim këtë tiketë ngjitëse është të ulim numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë, në mënyrë që ky numër të jetë sa më i vogël, atëherë do ta kemi shumë më lehtë që të aplikojmë për Kartonin e Gjelbër”, tha ai.

“Këto tiketa të cilat do të aplikohen nga data 1 mars, do të vendosen nga ana e vozitësit në veturë, përafërsisht në këtë pjesë të veturës”, tha ai.

Qytetarët nuk do të ngarkohen me asnjë pagesë shtesë,të gjitha shpenzimet për këtë tiketë do t’i mbulojë Byroja Kosovare e Sigurimit.

Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tha se vetëm vitin e kaluar BKS-ja ka paguar 5.7 milion dëme nga automjetet e pasiguruara.

“Në anën tjetër ndikimi ka me qenë shumë i madh, njëjtë edhe te buxheti i shtetit edhe tek Byroja Kosovare e Sigurimeve. Vetëm vitin e kaluar kemi paguar 5.7 milionë dëme nga automjetet e pasiguruar”, tha ai për RTK.

Sipas tij vetëm në vitin 2020-2021, janë rreth 75 mijë vetura pa sigurim dhe pa regjistrim.

Kurse eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj thotë se këto tiketa identifikuese për veturat, do të ndikojnë dukshëm edhe në parandalimin e aksidenteve.

“Do të ndikojë drejtpërsëdrejti, për shkak se edhe numri I automjeteve të cilat do të marrin pjesë më nuk do t’ju mundësohet me dalë, për shkak se identifikohen  dhe do ta kenë një gjobë jashtëzakonisht të madhe për pagese nëse janë të paregjistruara”, tha ai.

Ministria e i Ifrastrukturës , do të vazhdon edhe me projektin e pajisjeve digjitale – si pilot projekt për Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat