Bislimi: Digjitalizimi dhe llogaridhënia institucionale prioritet, garantoj reformë efektive

Aktuale

Bislimi: Digjitalizimi dhe llogaridhënia institucionale prioritet, garantoj reformë efektive

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 12:36
Foto nga konferenca

Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e zvogëlimit të barrës administrative për qytetarët dhe sektorin privat, me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes në Kosovë.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në takimin ku është bërë prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se reforma e administratës publike e ka një rol të rëndësishëm në qeverisjen Kurti 2, siç u shpreh ai për rëndësinë që ka një marrëdhënie e shëndoshë mes qeverisë, qytetarëve, shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Bislimi duke theksuar se digjitalizimi dhe llogaridhënia institucionale janë prioritet i Qeverisë, garantoi vendosmërinë dhe angazhimin e tij të fortë për një reformë efektive.

Bislimi: Garantoj vendosmërinë dhe angazhimin tonë të fortë për një reformë efektive

“Marrë parasysh ngarkimin administrativ ndaj qytetarëve, por edhe të komunitetit të bizneseve, një barrë që është ndërtuar me vite përmes një qasje të fragmentuar në politik bërje, thjeshtësimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithëve prej nesh, si dhe do të krijoj një mjedis më të mirë të të bërit biznes në Kosovë. Nga përgjegjësia e detyrës sime, dua t’u garantojë vendosmërinë dhe angazhimin tonë të fortë për një reformë efektive të administratës publike dhe një zbatim të mirë dhe në kohë të këtij programi. Mendoj se kjo iniciativë është e dënuar të jetë e suksesshëm”, theksoi ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra theksoi se reforma e administratës publike është më se e domosdoshme, dhe shtoi se si MBAP kanë filluar të ndërmarrin një sërë reformash në këtë fushë.

Dobra tha se një prej këtyre reformash në aspektin ligjor është ligji për procedurat e përgjithshme administrative për lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.

Dobra: Jemi të interesuar të digjitalizohen edhe procedurat administrative

“Ne si Ministri e Punëve të Brendshme kemi filluar të ndërmarrim një sërë reformash në këtë fushë për qasje të ndryshme. Qasja e parë ka të bëj në aspektin legjislativ, kemi filluar ndryshimin e disa ligjeve sikurse edhe përpilimin e një numri tjetër të ligjeve. Po e përmendi vetëm njërin prej tyre që është Ligji për procedurat e përgjithshme administrative, implementimi i të cilit do të facilitoi në mënyrë të dukshme implementimin të reformës administrative. Përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe i shërbimeve publike do të bëhet edhe përmes digjitalizimit, mirëpo jemi të interesuar jo vetëm shërbimet të digjitalizohen, por edhe procedurat administrative, në mënyrë që përpunimi i dosjeve të jetë sa më i shpejt dhe më I mirë”, u shpreh Dobra.

Pas këtyre dy fjalimeve nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendësministri Dobra, tryeza ku morën pjesë edhe komuniteti i biznesit është mbajtur e mbyllur për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat