Pamje/ Vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balajt, Tomë Gashi përmend vrasësit – zbulon detaje nga raporti i prokurorit amerikan

Aktuale

Pamje/ Vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balajt, Tomë Gashi përmend vrasësit – zbulon detaje nga raporti i prokurorit amerikan

Nga: A.M. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:02
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në 15 vjetorin e vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Xheladini e Balaj u vranë në protestat e 10 shkurtit 2007, derisa Gashi tha se vrasësit e këtyre dy aktvistëve të LVV-së janë policët romunë me amblema të OKB-së.

Avokati në një postim në Facebook publikoi një video nga protesta e 10 shkurtit, ku theksoi se:

“Identifikimi i policëve vrasës është bërë edhe me raportin e prokurorit amerikan Robert Dean, me të cilin raport është vërtetuar përdorimi i plumbave të gomës me afat të skaduar dhe policët romunë kanë gjuajtur me qëllim të vrasjes së protestuesve”, përcjell “Bota sot”.  

Postimi i plotë

Qëllimet e protestës diheshin…

Vrasësit dihen, janë policët romunë me amblema të OKB-së.

Identifikimi i policëve vrasës është bërë edhe me raportin e prokurorit amerikan Robert Dean, me të cilin raport është vërtetuar përdorimi i plumbave të gomës me afat të skaduar dhe policët romunë kanë gjuajtur me qëllim të vrasjes së protestuesve.

UNMIKU- organizoi urgjentisht largimin e policëve romuë nga Kosova.

Policët vrasës romunë kurrë nuk u akuzuan, përkundrazi ata u dekoruan me medalje në shtetin e tyre.

#LAVDI

Arben Xheladini

Mon Balaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat