Banka e Behgjet Pacollit fiton mbi 7.2 milionë euro

Aktuale

Banka e Behgjet Pacollit fiton mbi 7.2 milionë euro

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:20
Behgjet Pacolli

Bankat komerciale në Kosovë kanë përmbyllur vitin 2021 me fitim rekord.

Si asnjëherë më parë, shtatë bankat kryesore komerciale në vend gjatë vitit të kaluar kanë fituar hiç më pak se 118.4 milionë euro, apo 36 milionë euro, përkatësisht 53%, më shumë se gjatë vitit 2020.

Këto fitime marramendëse bankat i kanë shënuar gjatë vitit 2021, madje fitime shumë më të larta se që kanë shënuar gjatë dy dekadave të fundit , përderisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ditë më parë ka marrë vendim që bizneseve mos t’u shtrenjtohet rryma, përfshirë këtu edhe bankat.
Në anën tjetër, ekonomive familjare, të cilat shpenzojnë mbi 800 kilovatë energji elektrike në muaj rryma do t’i shtrenjtohet rreth 100%.

Banka Ekonomike, ku shumicën e aksioneve e ka ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe familjarët e tij, e ka përmbyllur vitin 2021 me mbi 7.2 milionë euro fitime të pastra.

Bazuar në raportet financiare, Banka Ekonomike është banka e shtatë me fitime milionëshe të realizuara gjatë vitit të kaluar në Kosovë.

Gjatë vitit 2020 fitimet e pastra të Bankës Ekonomike ishin mbi 4 milionë euro, apo rreth 3.2 milionë euro më pak se vitin e kaluar (2021).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat