Çfarë po paralajmëron Sejdi Hoxha? Publikon foto ku shihet edhe Driton Ajazi

Aktuale

Çfarë po paralajmëron Sejdi Hoxha? Publikon foto ku shihet edhe Driton Ajazi

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Zyrtarët e PDK-së

Ish kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha ka postuar një foto të para disa muajve ku shihen së bashku Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Driton Ajazi, Bekim Lestrani, Zeq Hasi e zyrtarë tjerë tashmë të dy taboreve, PDK e DD.

“Të gjithë së bashku”, ka shkruar Hoxha mbi fotografi.

Nuk dihet se cili është qëllimi i postimit të kësaj foto, kur tashme në Kuvend Komunal të Drenasit janë dy subjekte të ndara.

Rikujtojmë se dega e PDK-së në Drenas deri në zgjedhjet e rregullta po udhëhiqet nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat