Ambasadori i SHBA-ve: Rikonfirmova përkushtimin për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur

Aktuale

Ambasadori i SHBA-ve: Rikonfirmova përkushtimin për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:24
Foto nga takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, e ka takuar kryetarin e Listës dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Ata kanë diskutuar për gjendje politike.

Hovenier tha se në takim ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-ve për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur.

“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmova përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat