A e keni ditur se Albin Kurti sloganin VETËVENDOSJE e huazoi nga Xhafer Deva? Nexhmedin Spahiu shpalos detaje

Aktuale

A e keni ditur se Albin Kurti sloganin VETËVENDOSJE e huazoi nga Xhafer Deva? Nexhmedin Spahiu shpalos detaje

Nga: M.L. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:50
Xhafer Deva dhe Albin Kurti

Analisti Nexhmedin Spahiu ka publikuar në Facebook një pjesë nga fjalimi i Xhafer Devës, politikanit dhe patriotit shqiptar, Xhafer Deva, që këto ditë është bërë temë temë e diskutimi në opinion.

Sipas Nexhmedin Spahiut, Xhafer Deva ishte politikani i parë që kishte përmendur fjalën “VETËVENDOSJE”, qysh në vitin 1971.

ImageNexhmedin Spahiu

 

Spahiu ka ironizuar edhe me kryeministrin e Kosovës dhe themeluesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i thënë se duhet të tregojë se nga e ka marr sloganin dhe idenë për Vetëvendosje sepse në të kundërtën quhet plagjiator.

"Politika që ne KOSOVARËT shprehim asht shprehë në Kongresin që kemi mbajtë para pesë viteve e që asht: VETVENDOSJE".

Mos po mendoni se është ndonjë fjalim i Albin Kurtit? Jo. Është fjalimi i Xhafer Devës më 1971.

ALBIN, kur ja huazon tjetrit idenë dhe vetë sloganin, duhesh me ia përmend emrin ndonjëherë, përndryshe quhesh plagjiator", ka shkruar Spahiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat