Në 52-vjetorin e themelimit të UP-së, inaugurohet hapësira e përbashkët e tri fakulteteve teknike

Aktuale

Në 52-vjetorin e themelimit të UP-së, inaugurohet hapësira e përbashkët e tri fakulteteve teknike

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:12
Pamje nga ceremonia

Në 52-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës (UP) është bërë inaugurimi i hapësirë së përbashkët i të tri fakulteteve teknike, atij të Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Mekanike dhe Inxhinirike dhe i Ndërtimtarisë.

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj hapësire, rektori i UP-së, Naser Sahiti tha se hapësirat e renovuara do të përmirësojnë dukshëm kushtet e studimit, si dhe kushtet për personelin akademik dhe administrativ.

Sahiti: Në kuadër të 52 vjetorit të Universitetit te Prishtinës janë rinovuar hapësirat e tri fakulteteve teknike

“Në kuadër të shënimit të shënimit modest të ceremonisë së 52-vjetorit për shkak të rrethanave të pandemisë Covid-19,t’i përurojë hapësirat e rinovuar të fakultetit teknik në të cilin gravitojnë tri fakultete, me këtë renovim jam i bindur se me këtë renovim do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit, kushtet e punës për personel akademik dhe administrativ. Ky përurim tregon për bashkëpunimin shumë të mirë të tri fakulteteve, tregon për një traditë të bashkëpunimit që po vazhdon, njëkohësisht na shërben si motiv për Universitetin e Prishtinës që në të ardhëm t’i mbështesim këto tri fakultete me renovime të cilat do të pasojnë”, tha Sahiti

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Florim Grajçevci potencoi se qëllimi i renovimit të kësaj hapësire është fuknsionalizimi sa më i madh i hapësirave që ka fakulteti.

Grajçevci:Ky investim nga Universiteti i Prishtinës për riparimin e tri hapësirave

“Ky investim nga Universiteti i Prishtinës për riparimin e tri hapësirave të përbashkëta të fakulteteve tona ka për qëllim funksionalizimin sa më të madh të objektit duke insistuar në shfrytëzim të hapësirave ekzistuese.Gjithashtu edhe për këtë vit, pra për vitin 2022 Universiteti i Prishtinës ka ndarë një buxhet të konsiderueshëm për tri njësitë tona akademike për rregullimin e hapësirave të përbashkëta", ka thënë ai

Se renovimi i kësaj hapësire ishte mëse i nevojshëm e thotë edhe studentja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Blinera Kadriu.

Studentja, Blinera Kadriu, studente në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, tregoi se ky renovim ka qenë i nevojshëm për studentët.

Kadriu:Mendoj që ka qenë shumë e nevojshme për një rregullim të brendshëm të fakultetit tonë

“Mendoj që ka qenë shumë e nevojshme për një rregullim të brendshëm të fakultetit tonë për shkak që ka me qenë më tërheqëse edhe për studentët tonë, është një ambient më i rehatshëm me i hapur si dhe pavarësisht kemi me mësu edhe më shumë”, tha ajo

Në 52-vjetorin e themelimit të UP-së do të ndahen edhe mirënjohje për studentët e dalluar, mësimdhënësit dhe pensionistët.

Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete në shumicën e fushave të cilat janë në interes të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat