​Kërkohet luftimi i lajmeve të rreme që dezinformojnë se vaksinim nuk është i mirë

Aktuale

​Kërkohet luftimi i lajmeve të rreme që dezinformojnë se vaksinim nuk është i mirë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:51
Prezantimi i platformës CiviKos

Lajmet e rreme bërën që qytetarët të hezitojnë që të vaksinohen kundër COVID-19. Kështu u tha në prezantimin e platformës CiviKos me moton “2 vjet me pandeminë-vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë”.

Gjatë prezantimit të kësaj platforme u diskutua edhe për ndikimin pandemisë për dy vite në sektorë të ndryshëm.

Drejtoresha ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini se këto dy vite përballje me pandeminë kanë qenë sfidues për të gjithë sektorët, dhe se ka ndikuar në mënyrën e jetesës.

Emini: Pandemia ka ndikuar në mënyrën se si jetojmë e veprojmë

“Është mirë që këtu kemi partner, me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë gjithë kohës, e këtyre dy viteve prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur COVID-19 pandemi. Kanë qenë dy vite tepër interesante dhe shumë sfiduese për të gjitha sektorët. Kemi tentuar që sektorët me i pas prezentë këtu dhe normalisht kjo iniciativë e CiviKos-it ka filluar pa asnjë projekt, ndërsa në rrugëtim janë bashkangjitur SlovakAid[...]( 11:20) Ne sot nuk jemi mbledh me shpall të mbyllur pandeminë, por të diskutojmë se si i kemi kaluar këto dy vite dhe çka tutje, sepse pandemia mund të mbyllet zyrtarisht por ka ndikuar në mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe ndër veprojmë” tha Emini

Shefi i Zyrës së Koordinatorëve të Përhershëm, Lorik Pustina tha se infodemia dhe lajmet e rreme i kanë bërë njerëzit të distancohen e të mos vaksinohen kundër COVID-19.

Pustina: Të luftojmë lajmet e rreme që dezinformojnë që vaksinim nuk është i mirë

“Në atë që e kemi filluar me CiviKos-in, në luftimin e infodemisë dhe lajmeve të rreme të cilat jo vetëm që kanë mbjell frikë dhe paqartësi tek njerëzit, ka bërë të ketë hezitim të marrjes së vaksinës në një moment kishte përmasa alarmuese. Prandaj ne filluam të zhvillojmë këtë platformë për të alarmuar shoqërinë civile, sektorin privat dhe partnerët tjerë zhvillimore për të pasur një proces gjithëpërfshirës në mënyrë që gjithë akterët të ulemi e të luftojmë lajmet e rreme...(7:04) Kështu që ne jemi të lumtur që realiteti i ri po e vazhdon rrugëtimin e vet në faza të mëtutjeshme, ku e falënderojmë zyrën sllovake për përqafimin e këtij koncepti dhe zhvillimin e më tutje. Nuk kemi dal nga faza përfundimtarë e virusit, prandaj duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat dhe të ja japim fundit pandemisë, duke marrë vaksinat, duke mbajtur distancën dhe mbajtur maskat deri në përfundim të pandemisë.” tha Pustina.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovakë në Prishtinë, Rastislav Kostlinik, u shpreh 80 për qind e ekspertëve mendojnë që shumë shpejtë mund të largohet pandemia me COVID-19, ndërsa 20 për qind mendojnë që do të ketë një valë të re të pandemisë.

Kostlinik: 20% e ekspertëve mendojnë se do të ketë një valë të re të pandemisë

“Shumica e ekspertëve kishin mendimin se pandemia mund të përfundojë shumë shpejtë, por megjithatë kishte edhe numër të vogël të ekspertëve që thonin se ka mënyrë tjetër për të përfunduar do të ndodh kur të gjithë personat në botë kanë antitrupa. Kjo është një teori por në praktikë përfundimi i pandemisë është se kur Organizata Botërore e Shëndetësisë që është përgjegjëse për organizimin e çështjeve shëndetësore është se ata do ta vendosin kohën. Pastaj kjo do të trajtohen si një lloj sëmundje. Por diku 80 % të ekspertëve mendojnë se mund të ndodh shumë shpejt, ndërsa 20% mendojnë që do të ketë ende një valë e re”, tha Kostlinik.

Projekti CiviKos ka përfshirë një kampanjë vetëdijesimi me stikers të shpërndara dhe video, ndërkohë që falë këtij aktiviteti janë shfrytëzuar si mundësi për të siguruar qëndrueshmërinë e platformës realiteti i ri, si platforma e parë e përbashkët disa aktereve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat