Zeqiri: Kemi biseduar me BKS-së, duhen 5 milionë euro në vit për sigurimin shëndetësor të policisë

Aktuale

Zeqiri: Kemi biseduar me BKS-së, duhen 5 milionë euro në vit për sigurimin shëndetësor të policisë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Policët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos kenë sigurim shëndetësor, përkundër premtimeve të vazhdueshme të përfaqësueseve të Institucioneve për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme.

Kryetari i Sindikatës se Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë, ka thënë se nga informacionet jo të konfirmuara, shumë zyrtarë policorë kanë aplikuar për viza e që kjo sipas tij është edhe shqetësuese.

Tutje ai si shqetësim ka ngritur edhe dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore

“Neve si sindikatë kemi kontaktuar edhe me Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe mund ta bëjmë një sigurim shëndetësor derisa të bëhet ligji që të mos mbesin zyrtaret pa sigurim. Me 5 milion në vit ne mund të bëjmë një sigurim shëndetësor për Polici ë e Kosovës. Nëse qeveria ka vullnet me na u përgjigj në këtë çështje”, ka thënë ai.

Edhe drejtori i BKS-së Sami Mazreku ka thënë se në vazhdimësi kanë pasur kontakte për këtë çështje por sipas tij së paku deri më tash nuk ka pasur gatishmëri Institucionale për të zgjidhur këtë çështje shumë të rëndësishme për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat