Kjo është arsyeja pse 19 vjeçari nga Ferizaj, theri me thikë vëllaun

Aktuale

Kjo është arsyeja pse 19 vjeçari nga Ferizaj, theri me thikë vëllaun

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një 19 vjeçar nga Ferizaj ka therur sot me thikë vëllaun e tij, duke i shkaktuar kështu lëndime.

I dyshuari është arrestuar.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Epopeja Jerzercit”, teksa viktima është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Postimi i plotë:

Arrestohet një person në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:40 ka pranuar një informacion nga Qendra Emergjente në Ferizaj, se një person është duke u trajtuar, për shkak të një lëndimi trupor. Policia e rendit menjëherë ka shkuar aty dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një lëndim trupor me mjet të mprehtë ( thikë). Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Epopeja Jezercit’’ në Ferizaj.

Në lidhje me këtë hetuesit e stacionit, sektori i dhunës në familje i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.I (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje me vëllain e tij , këtij të fundit i shkakton lëndime trupore.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat