Çitaku tregon a e kanë ditur liderët shtetërorë datën e saktë të shpalljes së pavarësisë

Aktuale

Çitaku tregon a e kanë ditur liderët shtetërorë datën e saktë të shpalljes së pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:36
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se nuk e kanë ditur saktë datën se kur do ta shpallin pavarësinë e Kosovës.

Çitaku ka deklaruar se ka qenë dita e mërkurë e asaj jave, kur është vendosur se të mërkurën e 17 shkurtit de të shpallet pavarësia.

“E kemi pasur një ide të përafërt se kur do të shpallet pavarësia. Ne e dinim që do të ndodhë brenda muajit shkurt, përkatësisht në pjesën e dytë të muajit shkurt, por momenti kur e kemi ditur që pavarësia do të shpallet me 17 shkurt, ka qenë ditë e diel. Ne ditën e mërkurë e kemi saktësuar përfundimisht se do të jetë dita e diel. Kemi pasur shumë pak kohë”, tha ajo.

Më tutje ajo tha se çdo gjë ka qenë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar.

“Ka qenë dita e mërkurë kur e kuptuam që atë të diel do të shpallet pavarësia. Shpeshherë përdoret në diskursin ndërkombëtar gabimisht thuhet se Kosova ka bërë shpallje të njëanshme të pavarësisë. Në fakt ka qenë e koordinuar. Çdo detaj ka qenë i koordinuare me partnerët tanë strategjik. Edhe teksti i deklaratës së pavarësisë si i tillë ka qenë i harmonizuar dhe i dakorduar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat