​Filarmonia e Kosovës me koncert për nder të Pavarësisë, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Aktuale

​Filarmonia e Kosovës me koncert për nder të Pavarësisë, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Zyra për media e kryeministrit të Kosovës, njofton se Albin Kurti, mori pjesë në koncertin solemn të Filarmonisë së Kosovës, organizuar në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në koncertin e mbajtur në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, titulluar “14 Vjet pavarësi”, Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, interpretuan nën dirigjimin e Baki Jasharit dhe Hajrullah Sylës.

Në këtë koncert u interpretuan veprat nga autorët shqiptar: uverturë nga opera “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, “Valsi i pavarësisë” nga Korab Shaqiri, fragmente nga suita simfonike “Skënderbeu”nga Çesk Zadeja, “Baresha” nga Rexho Mulliqi dhe “Qëndresa” nga Valton Beqiri.

Ndërsa në nderim e kujtim të të rënëve për lirinë e Kosovës, u interpretua vepra “Më mirë është paqja” nga Karl Jenkins, punuar në vitin 1999, dedikuar viktima të luftës në Kosovë, si dhe “Dies Irae” nga Giussepe Verdi, vepër kushtuar atyre që nuk janë më në mesin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat