Von Cramon përshëndet emërimin e emisarit gjerman për Ballkanin

Aktuale

Von Cramon përshëndet emërimin e emisarit gjerman për Ballkanin

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur emërimin e Manuel Sarrazin si i dërguar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Von Cramon ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetje nga Bashkimi Evropian.

“Urime të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin që u emërua nga Qeveria gjermane si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.

“BP ka nevojë për një mbështetje të fortë dhe parimore nga Bashkimi Evropian dhe ai është një nga personat më të mirë mes të Gjelbërve në Gjermani për të marrë këtë post, pasi ai është një mbështetës i vendosur i Zgjerimit të BE-së në rajon”.

Gjermania ka emëruar të premten politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

Ai do të jetë edhe njeriu i parë që do të marrë këtë pozicion, duke qenë se ai nuk ka ekzistuar as në punën e ish-qeverisë gjermane të udhëhequr nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat