Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e CDU-së, temë e bisedimeve integrimi i Kosovës në BE

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e CDU-së, temë e bisedimeve integrimi i Kosovës në BE

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri të Munihut, pati takim me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrih Merz.

Kurti e uroi Merz për marrjen e detyrës së udhëheqjes me Unionin Kristian Demokratik dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se është folur për “progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, kryeministri Kurti foli për indikatorët e rritur ekonomikë, reformat në sistemin e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe zhvillime të tjera progresiste”.

“Integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, ishin temë e bisedës dhe kryeministri Kurti përsëriti se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

Kurti theksoi se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat