Miftaraj për konfliktin Rusi-Ukrainë: Shqiptaret janë rreshtuar krah vlerave perëndimore, kjo e pret botën në rast pushtimi

Aktuale

Miftaraj për konfliktin Rusi-Ukrainë: Shqiptaret janë rreshtuar krah vlerave perëndimore, kjo e pret botën në rast pushtimi

Nga: M.L. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:23
Ehat Miftaraj

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, konsideron se nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, botën e pret një rend i ri botëror.

Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se Rusia në 1000 vitet e fundit e fillon një iniciative të tillë e vetme dhe pa asnjë aleat nga shtet kryesorë evropiane që në të kaluarën nuk ka qenë e pazakonte që përmes Rusisë apo Perandorisë Osmane, shtetet në kontinentin e Evropës t`i qërojnë hesapet mes vete sa kanë qenë perandori ose mbretëri që kanë vendosur për fatin e botës.

“Në këtë rast Rusia fillon një kampanjë të tillë edhe pa Turqinë, si pasardhëse e perandorisë osmane, e që në të kaluarën kanë pas aleanca jo të rralla ndaj mbretërive evropiane.

I mbetet si aleat rezervë Kina dhe Korea Veriore, Bjellorusia dhe disa shtete të bllokut sovjetik.

Një lufte masive ushtarake, ekonomike, financiare apo çfarëdo lloji si duket do të ndahet në lufte mes vlerave perëndimore dhe lindore, në mes të mirës ndaj të keqes”, është shprehur Miftaraj.

Sipas tij, vlerat perëndimore apo ajo që ka lindur nga perandoria romake në 2500 vitet e fundit kanë mbizotëruar dhe janë pjesë e mbi 66% e ekonomisë botërore në vitin 2022.

“Shqiptaret janë rreshtuar krah vlerave perëndimore aty ku e kanë vendin.

P.S. Ky postim vlerat perëndimore dhe lindore nuk i përkufizon mbi baza religjioze.

Ky postim është vlerësim i asaj çka kemi mësuar dhe lexuar nga literatura mbi qytetërimin botëror dhe nuk është se është i thelle nga e drejta ndërkombëtare publike. Nëse doni mendim të eksperteve të fushës gjeni mjaftueshëm këto ditë në editoriale të CNN, BBC, NY Times, Der Spiegel, por edhe copëza nga konferenca e sigurisë që po mbahet në Munhen.

Me fjale tjera e diel, pushim, edhe hajt kishe po flas edhe për një temë që nuk është ekspertize e imja”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat