Lajmërohet Qazim Osmani, i dyshuar nga rrethi i Gjakovës

Aktuale

Lajmërohet Qazim Osmani, i dyshuar nga rrethi i Gjakovës

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 08:39
Qazim Osmani

Qazim Osmani, i njohur me nofkën “Felixi”, është lajmëruar në rrjetet sociale pesë ditë pas arrestimit të vëllait të tij, Bashkimit, nën dyshimet për krim të organizuar.

“Felixi”, emri i të cilit është përmendur si pjesë e klanit “të familjes Osmani”, ka dërguar një mesazh të shkurtër.

“Këtu jam”, ka thënë Osmani, në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Facebook.

Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane (EUROPOL), të martën ka vënë në pranga Bashkim Osmanin, vëllain e Qazimit.

Siç raportoi gazeta kroate Jutarnji List, Osmani u kap në Kroaci.

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Qazim Osmani, i cili drejton një rrjet të kazinove në Evropë, bashkë me vëllezërit e tij, Bashkimin, Burimin dhe Bekimin, prej vitesh jetojnë në Gjermani.

Atje kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane.

Image
Fotografia e publikuar nga Qazim Osmani

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat