Gërvalla: Serbia ka ofruar për disa shtete afrikane vaksina ruse dhe ushqim për ta ç’njohur Kosovën

Aktuale

Gërvalla: Serbia ka ofruar për disa shtete afrikane vaksina ruse dhe ushqim për ta ç’njohur Kosovën

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:31
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schëarz, ka thënë se Serbia i ka ofruar disa shteteve afrikane pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime, për ta ç’njohur Kosovën. Gërvalla-Schëarz theksoi se zotimet e Washingtonit nuk janë zbatuar asnjëherë nga Serbia. 

“Serbia nuk e ka ndalur asnjëherë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës. Përkundrazi dhe pandeminë edhe vaksinimin e ka përdorur për ta intensifikuar. Nga bisedat që kam pasur me ministra të Jashtëm të shteteve të Afrikës kam kuptuar se Serbia ka ofruar pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime”, është shprehur Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat