Dëshpëruese, nga 500 kandidatë, vetëm 100 e kaluan testin me shkrim

Aktuale

Dëshpëruese, nga 500 kandidatë, vetëm 100 e kaluan testin me shkrim

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Rreth 11 mijë aplikacione për punë janë dorëzuar nga të rinjë të cilët dëshirojnë ta veshin uniformen e policisë së Kosovës. Dje ka qenë dita e parë e testimit të një grupi ku sipas burimeve, një numër i vogël i tyre kanë arritur ta kalojnë testin e parë.

“Kanë qenë rreth 500 të rinj që i janë nënshtruar testit, për herë të parë online të mbajtur në Akademinë Policore në Vushtrri. Prej tyre as 100 nuk kanë arritur ta kalojnë fazën e parë”, është shprehur një ndër aplikuesit.

Kandidatët kanë pritur rreth pesë orë për t’iu nënshtruar testit dhe të njëjtit janë ankuar në pyetje të vështira. Vetëm nga një komunë e caktuar, prej 23 aplikacioneve, dy kanë kaluar në fazën tjetër.

Testimi ka nisur dje dhe përfundon me 28.02.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat