“Vuçiq është në krizën më të madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”

Aktuale

“Vuçiq është në krizën më të madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 00:16
Aleksandar Vuçiq

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan, Naim Rashiti, vlerëson se kriza mes Ukrainës dhe Rusisë është një ndër krizat dhe dilemat më të mëdha, me të cilën është duke u ballafaquar lidershipi në Serbi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Rashiti tha se tashmë Serbisë i kërkohet nga Rusia se a do ta mbështesë në situatën e krijuar me Ukrainën apo jo.

“Ajo që ka ndryshuar në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor është se tanimë nuk ka zonë komforte, tani nuk ka bashkëpunim me të gjitha palët dhe këtë situatë e ka shfrytëzuar Serbia suksesshëm deri më tani dhe tani do të ballafaqohet me presion maksimal – nga Rusia në mënyrë agresive në këto ditë kur duhet të përcaktohet qartazi se çfarë mbështetje do t’i japë Rusisë dhe dilema më e madhe mendoj se është a kërkon Serbia mbështetje për ta kapërthyer dhe mbërthyer krizën në Ukrainë apo kërkon mbështetje për të hapur edhe një krizë tjetër më madhore evropiane”.

“Mendoj se Vuçiq është në krizën dhe dilemën më të madhe, ndonëse i gjithë lidershipi i Serbisë është në dilemën më të madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në asnjë rrethanë që nga rënia e Jugosllavisë nuk është ballafaquar me një dilemë të tillë, për faktin se kjo tanimë i kërkohet të përcaktohet dhe i kërkohet të jetë burim i zhvillimit të këtyre politikave, qoftë brenda ose jashtë Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat