Gëzim Kelmendi: Nesër pritet të votohet ligji, që është vrasësi kryesor i familjes

Aktuale

Gëzim Kelmendi: Nesër pritet të votohet ligji, që është vrasësi kryesor i familjes

Nga: H.O. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:12
Gëzim Kelmendi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi në një postim të tij në Facebook shkruan se, nesër pritet të votohet projekt-kodi civil që synon të hapë rrugë për martesat brenda të njejtës gjini.

Ai shkruan se Martesat brenda të njejtës gjini janë vrasësi kryesor i familjes.

E për këtë ka hehdur fajin tek qeveria Kurti, pasi sipas tij, nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti - po e zhdukë familjen kosovare!

Qeveria Kurti përmes Projekt-Kodit Civil që nesër është në rend të ditës për votim, synon të hapë rrugë për martesat brenda të njejtës gjini.

Martesat brenda të njejtës gjini janë në kundërshtim të plotë me qenien njerëzore.

Këto martesa janë vrasësi kryesor i familjes.

Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-Kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen.

Nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat