Imami Musliu: Shumica e vendeve evropiane nuk legalizuan martesën mes gjinisë së njëjtë

Aktuale

Imami Musliu: Shumica e vendeve evropiane nuk legalizuan martesën mes gjinisë së njëjtë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 00:16
Fadil Musliu

Imami, Fadil Musliu, ka thënë se së bashku me bashkësitë fetare tjera në Kosovë janë kundër miratimit të Projektkodit Civil që miraton martesat mes gjinisë së njëjtë.

Musliu thotë se kundërshtimi i martesës mes gjinisë së njëjtë nuk është diçka e re për Bashkësinë Islame të Kosovës, pasi që janë kundër dukurive devijante.

“Sot katër komunitetet në krye me BIK-un kanë dhënë një deklaratë që të gjitha komunitetet janë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë. Ky kundërshtim nuk vjen në këtë kohë por është një parim që nisen të gjitha komunitetet fetare, nuk është diçka e re për BIK që të kundërshtojë dukuritë devijante që nuk përkojnë në natyrën e pastër njerëzore dhe islame. Qoftë feja hebreje apo e krishtere e kundërshtojnë një gjë të tillë që nuk është në natyrshmërinë e njeriut sepse vetë zoti kur krijoi njeriun e parë, krijoi edhe palën tjetër”, tha Musliu.

Tutje, ai thotë se kundër martesës mes gjinisë së njëjtë “janë pjesa dërrmuese e botës” dhe se për këtë “Kosova duhet jetë shteti i fundit që mirret me këtë proces”.

“Kjo është një dukuri, një trend i ri në vendin tonë. Askush nuk është për miratimin e kodit civil dhe për me rregullu një çështje të rëndësishme për vendin tonë, por jemi kundër asaj që është kundër pjesa dërmuese e botës. Është një çështje e thjeshtë derisa Evropa me shumicë nuk e kanë të legalizuar, vetëm 16 shtete zyrtarisht e kanë kaluar në parlamentin e tyre, pse Kosova të prinë disa procese që në fakt nuk duhet prirë. Jemi shteti më i fundit që duhet mirret me këtë proces”, shtoi ndër tjerash ai.

Po ashtu, ai i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të enjten të votojnë kundër një Projekt Kodi të tillë, duke ndëgjuar kështu zërin e popullit “për çka edhe kanë marrë besimin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat