Lufta në Ukrainë/ Bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Po hapet një kapitull i ridizajnimit të kufijve në Evropë - A po bashkohen shqiptarët?

Aktuale

Lufta në Ukrainë/ Bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Po hapet një kapitull i ridizajnimit të kufijve në Evropë - A po bashkohen shqiptarët?

Nga: N. Sh. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:31
Pamje nga Ukraina

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, e ka komentuar situatën në Ukrainë ku tashmë ka filluar lufta me Rusinë.

Tahiraj përmes një postimi në facebook, shkruan se, nëse lufta vazhdon do të hapet një kapitull i ri për Evropën.

Sipas tij, ky është kapitulli i ridizajnimit të kufijve shtetëror që prekë shumë shtete.

Ai pyet se a jaën shqiptarët e përgatitur për t’iu përgjigjur kësaj sfide dhe të përfitojnë nga situatat e favorshme që do të krijohen?

Tahiraj tutje shton se koha po vjen për bashkimin e shqiptarëve.

“Lufta në Ukrain filloj! Nëse ajo do vazhdoj, po hapet një kapitull i ri për Evropën! Kapitulli i ridizajnimit të kufijve shtetërorë që do prekë shumë shtete të Evropës! A do jenë shqiptarët të përgatitur t’i përgjigjën në mënyrën e duhur kësaj sfide dhe të përfitojmë nga situata të favorshme që do krijohen? Si duket koha po vjen, a do të dinë shqiptarët ta shfrytzojnë dhe të bashkohemi në formimin e Shtetit Etnik Shqiptar”, shkruan Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat