Ish-ambasadori: Rusia nuk lufton për territore, por që të largojë ShBA-në nga Evropa

Aktuale

Ish-ambasadori: Rusia nuk lufton për territore, por që të largojë ShBA-në nga Evropa

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 00:01
Islam Lauka

Diplomati i karrierës, Islam Lauka, vlerëson se Evropa u zgjua sot ndryshe pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainë.

Lauka, në “Edicionin Special”, tha se me sulmet në Ukrainë, Rusia shkeli të gjitha traktatet ndërkombëtare.

“Zhvillime dramatike janë këto, jemi zgjuar me një Evropë tjetër – natyrisht sulmi mbi Ukrainën është shkelje e të gjitha traktateve ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga vetë Rusia”.

Mes tjerash, Lauka, thotë se Rusia sulmet nuk i bën për territore, por për të larguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Evropa.

“Nuk do të thosha se rusët janë të etur për territore pasi kanë 17 milionë metra katrorë që është edhe shteti më i madh në botë me sipërfaqe. Ata nuk luftojnë për territore, por të heqin ShBA-në nga Evropa dhe të përçajnë NATO-n – kështu që Rusia të ketë shtrirje në Evropë dhe të vendos për fatet e shteteve të ish-bashkimit sovjetik dhe Evropës lindore”, tha Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat