LDK-ja reagon pas aderimit të Xhafer Gashit

Aktuale

LDK-ja reagon pas aderimit të Xhafer Gashit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:09
Xhafer Gashi

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq e ka quajtur “organizim maskaradë”, veprimin e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi i cili ditë më parë ka deklaruar se ka kaluar në LDK.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo degë ka bërë të ditur se nuk janë njoftuar e as konsultuar për një aderim të tillë në LDK.

“Dega e LDK-së në Obiliq njofton anëtarsinë e saj dhe opinionin publik që nuk merr pjesë në njëfarë organizimi maskaradë që organizon kryetari i IQ-së në Obiliq. NE as nuk jemi njoftuar e as konsultuar kurr për një kinse aderim në LDK të kryetarit të IQ-së Xh.Gashi dhe rrjedhimisht e konsiderojm zhvillim të parëndësishëm dhe që ska të bëjë fare me LDK-në”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi të enjten ka njoftuar se i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se një vendim i tillë vjen pas konsultimeve të vazhdueshme brenda strukturave dhe përkrahjes së elektoratit

“Një vendim i tillë, vjen pas konsultimeve dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm brenda strukturave tona dhe bashkimi në një parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen si rezultat i përkrahjes së shumicës së elektoratit të kësaj partie për të tri (3) garat radhazi në zgjedhje lokale si dhe bazuar në parimin e besimit dhe vizionit të përbashkët për realizimin e projekteve madhore për qytetin e Obiliqit”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat