Qeverisë i kërkohet t’ua japë nga 100 euro të gjithë të punësuarve

Aktuale

Qeverisë i kërkohet t’ua japë nga 100 euro të gjithë të punësuarve

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:11
Ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar nga 100 euro për të gjithë të punësuarit nga Qeveria e Kosovës deri sa të draftohet Projektligji për Paga.

Kryesia Ekzekutive vendosi njëzëri që përfaqësuesi i BSPK-së të takohet urgjentisht me kreun e Qeverisë për të shprehë pakënaqësitë e arsyeshme të krijuara nga mospërmbajtja e zotimeve të dhëna lidhur me draftimin e Projektligjit për Pagat.

“BSPK duhet të këmbëngulë që të vazhdohet të punohet në tekstin fillestar të Projektligjit për Paga, dhe të evidentohen parregullsitë e tashme në sistemin e pagave i cili pritet të rregullohet si duhet me Projektligjin e Pagave”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe zotohet që të përmbyllet shpejt dhe drejt teksti përfundimtar i Projektligjit për Pagat e deri atëherë të gjendet rruga e duhur nga Partneri Social që të gjithë të punësuarve t’ju jepet një shtesë prej 100€”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat