“Hyri në luftë si milioner e jo si tanët që plaçkitën vëllezërit e vet”, heroi Klitschko që kapi kallashin për atdheun e tij

Aktuale

“Hyri në luftë si milioner e jo si tanët që plaçkitën vëllezërit e vet”, heroi Klitschko që kapi kallashin për atdheun e tij

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 17:48
Wladimir Klitschko

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, po bën histori. Ai, së bashku me vëllezërit Klitschko po cilësohen si heronj, pasi kanë veshur uniformën ushtarake dhe kanë marrë kallashët në dorë për t'i dalë zot vendit të tyre kundër agresionit rus.

Përkundër mundësive për të ikur nga fronti i luftës, presidenti dhe dy boksierët profesionistë, kanë lënë pas karrierën e suksesshme, për të mbrojtur atdheun e tyre.

Se një komandant i një ushtrie nuk duhet të shikojë luftën nga "televizori" nga një shtet tjetër, e thotë edhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përcjell Bota sot.

Image
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Ai thotë se Zelensky po bën histori.

"Presidenti i Ukrainës po bën histori me uniformë dhe kallash në dorë. A po e kuptoni tash se komandant i një ushtrie nuk mund të jesh duke e shikuar luftën në televizor, as duke “komanduar” nga një shtet tjetër. Duhet të jesh në flakë të luftës me popullin tënd dhe me ushtrinë tënde. Deri në fund", ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Klitschko dhe vëllai i tij Vitali, janë të dy kampionë të boksit në pension. Vitali aktualisht shërben si kryebashkiak i Kievit, kryeqytetit ukrainas.

Një krahasim të situatës së tyre me luftën e Kosovës, po e bëjnë lexuesit e gazetës "Bota sot".

Image
Komenti i qytetarit

Një qytetar ka shkruar se Klitschko hyri në luftën e fundit si milioner, për dallim nga komandantët e Kosovës, që sipas tij, u bënë milionerë pas luftës, duke plaçkitur vëllezërit e vet.

Image
Wladimir Klitschko

"Wladimir Klitschko hyri në luftë si milioner, për dallim nga tanët, që pas lufte u bënë milionerë dhe atë duke i plaçkitur vëllezërit e vet. 

Besoj se me mua pajtohen Fatmir Limaj, Elmi Reçica, Haradinajt, Pali, Remi e Lata, Grabovci e Zeka, Lutfi Haziri e Ahmet Shala... e plotë e plotë milionerë tjerë. Dhe atë çka është më interesant, si patriotë apo vlera lufte si kanë qejf me i thirr?", ka shkruar komentuesi.

Image
Wladimir Klitschko

Derisa luftimet në Ukrainë janë në ditën e tretë, Wladimir Klitschko sot u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për të ndërprerë pushtimin e saj në Ukrainë.

“Nuk ka kohë për të pritur, sepse do të çojë në një katastrofë humanitare. Ju duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus me gjithçka që mund të keni – tani. Pas një ore ose nesër, do të jetë tepër vonë. Ju lutemi, veproni tani. Mos prisni, veproni tani. Ndaloni këtë luftë”, ka thënë ai, përmes një videoje të publikuar në Instagram./BS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat